Zbulohet planeti me kushtet si Toka

21/09/2012 17:40

Një planet i ri i sapozbuluar është vendosur në krye të listës së planeteve të dyshuar për ekzistencën e jetës.

I quajtur Gliese 163c, në bazë të emrit të satelitit që e zbuloi, planeti ndodhet në hapësirën e temperaturave të përshtatshme për jetesën në një galaksi 49 vite dritë larg Tokës.

Pothuajse shtatë herë më i madh se planeti ynë, Glieses i duhen 26 ditë për të kryer një rrotullim të plotë rreth Diellit të tij.

Megjithatë, ndonëse ndodhet shumë më pranë diellit se sa Toka, duke qenë se bëhet fjalë për një yll drejt shuarjes, përllogaritet se në planet ekzistojnë kushtet e përshtatshme për krijimin e atmosferës dhe rezervave të ujit, kushte thelbësore për ekzistencën e jetës.

Xavier Bonfils, astronomi francez i Institutit Shkencor të Grenoblit, u shpreh se “ekzistojnë shumë të dhëna që të bëjnë të besosh që planeti i zbuluar mund të ketë zhvilluar forma të jetës. Deri më sot, është planeti më i mundshëm i njohur ku mund të jetë formuar jeta”.

Ne Foto: Lista e planeteve kryesore te dyshuar per ekzistencen e jetes, shprehur me nje koeficent nga 1.00 (Toka) deri ne 0, ku kushtet ekstreme pengojne cdo mundesi jetese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA