Sao Paulo blen Ganson

21/09/2012 19:00

Sao Paulo njoftoi të premten blerjen për 9 milionë euro të Paulo Henrique Ganso, i cili deri më sot ishte partneri në sulm i Neymar tek Santos dhe tek kombëtarja e Brazilit.

Organizatori 22-vjeçar, i konsideruar si një nga talentet më të mëdha të Seleçaos në vitet e fundit, firmosi një kontratë 5-vjeçare me Sao Paulon. Ganso është blerë për të zëvendësuar Lucas, i cili në dhjetor do të transferohet tek Paris Saint Germain për 50 milionë euro.

Sipas komunikatës të publikuar në faqen e internetit, klubi i Sao Paulos bën të ditur se operacioni u mbyll falë dëshirës së lojtarit për tu larguar nga Santos. Ganso ka pasur probleme me drejtuesit e klubit kohët e fundit dhe prej disa javësh negociohej nga dy klubet braziliane.

Paulo Henrique Ganso ka fituar me Santos një Kupë Libertadores (2011), një Kupë Brazili dhe tre kampionate Paulista.

 

Top Channel