Gafat me iOS6, Apple premton përmirësimin

21/09/2012 14:50

Pas vërshimit të kritikave ndaj aplikacionit të ri të iOS6 për navigimin, kompania amerikane Apple ka reaguar duke u premtuar të gjithë klientëve të saj përmirësimin e tij.

Në deklaratën e Apple thuhet se vlerëson vërejtjet e klientëve të saj dhe se është duke marrë në shqyrtim të gjitha kërkesat e tyre për përmirësimin e aplikacionit.

Por vec gafave në lokalizime, sistemi i ri i Apple në disa produkte të kompanisë është shfaqur i paaplikueshëm. Probleme ka patur për shumë përdorues të cilët pasi instalonin iOS6 humbisnin pjesën tjetër të programeve dhe aplikacioneve të ekzistuese.

Ato që shkaktuan më shumë kritikat ndaj “Mollës”, ishin gafat në navigim, si “zhdukja” e Paddington Station në Londër, “shtimi” i një aeroporti në Dublin apo “zhvendosja” e kopështit zoologjik në kryeqytetin irlandez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA