Gjykata Kushtetuese në Francë, instanca më e lartë gjyqësore në vend, hodhi poshtë një kërkesë të organizatave për mbrojtjen e kafshëve që kërkuan t’i jepet fund sportit të vrasjës së demave në arena.
Sipas aktivistëve, sporti duhet të ndalohet për shkak të dhunës dhe vuajtjeve që i shkakton kafshës.
Megjithatë, gjykatësit mbrojtën palën pro-ruajtjes së traditës, ndërsa argumentuan se “sporti nuk i dëmton të drejtat kushtetuese të mbrojtura me ligj të qytetarëve francezë”.
Sipas “AFP”-së, më shumë se një mijë dema vriten çdo vit në arenat franceze.
Ndonëse lufta me demat është sporti popullor i Spanjës, ai gëzon popullaritet të madh edhe në zonat jugore të Francës, ku organizohen duele pothuajse të përjavshme me toreadorë.
Top Channel