Mes luksit, floririt dhe bizhuve të tjera, Sulltani i Bruneit, një ndër njerëzit më të pasur në botë, zhvilloi ceremoninë martesore të vajzës së tij, princeshës Hafizah Sururul Bolkiah.
Më shumë sesa martesa, lajm përbën ceremonia luksoze në pallatin 1700 dhomësh të sulltanit. Princesha 32-vjeçare u martua me një punonjës të administratës së Bruneit nën shkëlqimin vezëllitës të floririt të derdhur, madje edhe në karrigen ku ajo qendronte e ulur.
Familja e Sulltanit Haji Hassanal Bolkiah trashëgon pushtetin që prej 600 vitesh në Brunei. Vendi i vogël me rreth 400 mijë banorë njihet për pasuritë e tij nëntokësore, vecanërisht naftë e gaz që përbëjnë 95 përqind të GDP-së së përgjithshme të tij.
Vetë Sulltani mban edhe postin e kryeministrit, ministrit të financave dhe atij të jashtëm. Pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1984 nga Britania, Brunei iu bashkua vullnetarisht Comonwealth-it.
Top Channel