Ndërsa “Apple” prezantoi në shtator “iPhone 5”, versionin e ri të celularit më të përparuar në botë, janë të paktë ata që mendojnë për origjinën e telefonisë së lëvizshme.

Në ditët e sotme, një celular nuk është vetëm një mjet i domosdoshëm pune, por nëpërmjet “smartphone”, edhe një mjet kompleks, në të cilin telefonatat janë shndërruar vetëm në një opsion shtesë, midis opsioneve gjithmonë e më të shumta.

E përditshmja britanike “Daily Mail”, publikoi të premten imazhet e celularit të parë, të prodhuar në vitin 1922.

Megithatë, për të lëvizur këtë telefon me vete, ishte e domosdoshme të mbaje një çantë pas vetes.


I pajisur me një kuti me përmasat e një kutie të këpucësh, që ishte edhe aparati kryesor telefonik, celulari i parë në botë kishte një antenë aq të madhe, që për arsye estetike u kamuflua në një çadër pas prodhimit.

Për të folur, duhet të lidhje fillimisht aparatin me një burim energjie, të mbaje lart antenën, të formoje numrin dhe të vije në vesh dorezën.

Midis kufizimeve të shumta, më problematiket ishin mungesa e valëve, cilësia e dobët e dëgjimit dhe pamundësia për të pritur telefonata, për shkak të mungesës së një linje të domosdoshme për kohën.

Ndonëse aspak praktik, shtypi i vitit 1922 e priti atëherë telefonin e parë të lëvizshëm si një arritje të madhe të shkencës.

Me siguri, një “iPhone” i kthyer pas në kohë, as që do të ishte në gjendje të përshkruhej prej gazetarëve të atyre viteve, aq më pak të përdorej prej tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA