Sikur të mos mjaftonin kritikat për keqfunksionimin e iOS6, Apple duhet të përballet tashmë me një padi të mundshme ligjore për përdorimin pa leje të orës simbol të hekurudhave zvicerane.
Agjencia Federale e Hekurudhave në Zvicër konsideron si pjesë të krenarisë dhe historisë së saj orën në formën e planetit dhe me akrepin e sekondave me ngjyrë të kuqe, një gjetje disa-vjecare.
Por forma identike e saj është “kopjuar” nga Apple. Kompania amerikane ka vendosur orën në sistemin e ri dhe problematik, të vendosur në qendër të kritikave në forumet në internet, në iPad-in e saj.
I vetmi ndryshim qendron tek vijat më të trashë për numrat e plotë, ndërsa pjesë tjetër e orës së “Mollës” është identike me atë të hekurudhave zvicerane. Akrepat e minutave dhe të orës me ngjyrë të zezë, ndërsa ai i sekondave me ngjyrë të kueq. Zviceranët shprehen krenarë për orën e tyre, por janë të “tërbuar” për marrjen e saj nga Apple pa kërkuar më parë autorizimin.
Ora simbol e hekurudhave zviceranë që ndodhet në cdo tren dhe stacion helvetik është konceptuar nga inxhinieri Hans Hilfiker në vitin 1944. Në vitin 1955 ajo u bë ora “zyrtare” dhe pjesë e identiteti të këtyre hekurudhave.
“Është një klon i orës sonë”, thotë zëdhënësi i hekurudhave zvicerane, Christian Ginsig që paralajmëron ndërmarrjen e hapave ligjore për të përfituar një “dëmshpërblim të drejtë” nga Apple. Ndërkohë, vetë kompania amerikane nuk ka reaguar ende.
Top Channel