Tiranë,rehabilitim katër fushave sportive

20/09/2012 00:00

Bashkia Tiranës më në fund jep një lajm të mirë për sportin e
kryeqytetit. Eshtë vetë kryetari Lulzim Basha ai i cili ka dhënë lajmin e
projektit të ri për reabilitimin e katër fushave sportive në kryeqytet.

Sipas kryetarit Basha bëhet fjalë për aneksin e stadiumit “Qemal Stafa”, fushave sportive të Kombinatit, fushës sportive në zonën e Laprakës dhe një fushe sportive në njësinë bashkiake numër 3.

Këtë lajm z.Basha e bën pikërisht në ditën e 80-vjetorit të një legjende të futbollit shqiptar, si Mico Papadhopulli. Ish-futbollisti i Partizanit e më pas president i Federatës Shqiptare të Futbollit, aktualisht është anëtar i Këshillit të Sportit dhe Kulturës në Bashkinë e Tiranës. Kjo ditëlindje e tij është festuar nga familjarët dhe kolegët e tij edhe të Bashkisë së Tiranës, ku ishte i pranishëm edhe kryetari Lulzim Basha. Ai ka shprehur edhe një herë mbështetjen dhe besimin tek idetë dhe iniciativa e “Dajës”, sic njihet ndryshe profesor Mico Papadhopulli, në këtë ditë të vecantë për të.   

Top Channel