Në ankand “një copëz Hëne”
20/09/2012 18:20
Heritage Auctions do të nxjerrë në ankand “Dar al Gani 1058”, ose ndryshe “një copëz nga Hëna”.
Bëhet fjalë për një gur hënor që mendohet se ka përfunduar në Tokë pas rënies së një asteroid në Hënë që e ka shkëputur atë nga sipërfaqja e saj.
Pra, për të gjithë të apasionuarit e hapësirës, ankandi do të jetë një ditë e veçantë, mjafton që të jenë të gatshëm të zbrazin një shumë të konsiderueshme nga xhepat e tyre për të marrë me vetë në shtëpi, “një copë Hëne”, në plot kuptimin e togfjalëshit.
Problemi. Shtëpia e ankandeve nga Teksasi ka vendosur një çmim të majmë, 170 mijë dollarë është dyshemeja e nisjes së ankandit, ndërsa që guri hënor të “privatizohet” duhet të ofrohen më shumë se 380 mijë dollarë.
Top Channel