Milan, sherr Allegri-Inzaghi

20/09/2012 21:20

Sipas mediave sportive italiane, Massimiliano Allegri dhe Filippo Inzaghi kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin ditën e mërkurë.

Trajneri i Milanit kishte shkuar për të parë stërvitjen e të rinjve kuqezinj dhe është takuar me ish-sulmuesin e tij, i cili tashmë është teknik i tyre dhe gjithashtu favorit kryesor për të marrë drejtimin e ekipit të parë.

Pasi i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit kanë nisur një debat të ashpër.

Në orët e fundit janë shtuar zërat e një largimi të Allegrit dhe zëvendësimin e tij me dyshen Inzaghi-Tassotti. Pikërisht ky mund të jetë motivi i sherrit mes dy njerëzve që nuk kanë pasur kurrë një marrëdhënie të mirë.

Gjithsesi, Allegri dhe Inzaghi kanë përgënjeshtruar këtë lajm.

Top Channel