Bill Gates, dy dekada amerikani më i pasur

20/09/2012 16:30

Pronari i “Microsoft”, Bill Gates, u rendit për të 19-tin vit radhazi në krye të listës së amerikanëve më të pasur në botë, me një pasuri totale prej 66 miliardë dollarësh apo shtatë miliardë më shumë se një vit më parë.

Pasuria e 400 më të pasurve në SHBA u rrit me 13% gjatë vitit, me një total prej 1,7 trilion dollarë në një vit, shumë e përafërt me të gjithë Prodhimin e Brendshëm Bruto të Italisë në një vit.

Mesatarja e të ardhurave të 400 personave më të pasur në SHBA është prej 4,2 miliardë dollarësh, ndërsa ata zotërojnë 1/8 e të gjithë PBB-së së ekonomisë më të fuqishme të botës.

Të dhënat u publikuan nga revista e specializuar “Forbes”, ku në renditjen e së cilës nuk shihej asnjë ndryshim në pesë vendet e para.

Me 46 miliardë dollarë pasuri të konfirmuar, në vendin e dytë renditet manjati i investimeve, Warren Buffet, njëkohësish pronar i grupit të sigurimeve “Berkshire Hathaway”.

Në vendin e tretë renditet Larry Ellison, kryetari i grupit “Oracle Corporation”, i specializuar në ndërtimin e programave kompiuterike dhe softëare.

Për herë të parë pas shumë vitesh, biznesmeni i njohur për investimet e tij edhe në Shqipëri, George Soros, ra nga lista e dhjetë më të pasurve, duke u renditur përkatësisht në vendin e 12-të.

Megjithatë, rënia më e madhe u përjetua nga themeluesi dhe shefi ekzekutiv i “Facebook”, Mark Zuckerberg, i cili pas kuotimit shkatërrimtar të kompanisë së tij në bursë, pozicionet “vetëm” i 36-ti midis amerikanëve më të pasur, nga vendi i 14 i një viti më parë.

Zuckerberg humbi pothuajse gjysmën e pasurisë së tij, e cila tashmë vlerësohet në 9,4 miliardë dollarë.

Dhjetë amerikanët më të pasur në botë

1. Bill Gates, themelues dhe pronar i “Microsoft”, pasuria 66 mld $
2. Warren Buffet, pronar i kompanisë së sigurimeve “Berkshire Hathaway”, 46 mld $
3. Larry Ellison, themelues dhe pronar i kompanisë së softëare, “Oracle Coorporation”, 41 mld $
4. Charles Koch, president i “Koch Industries”, gjigantëve të çelikut e metelave, 31 mld $
5. David Koch, bashkëthemelues dhe zv/president i “Koch Industries”, 31 mld $
6. Christy Walton, trashëgimtare e koorporatës “Ëalmart”, 27,9 mld $
7. Jim Walton, trashëgimtar i “Ëalmart” dhe president i “Arvest Bank”, 26,8 mld $
8. Alice Walton, trashëgimtare e “Ëalmart”, 26,3 mld $
9. Robson Walton, trashëgimtar i “Ëalmart”, 26,1 mld $
10. Michael Bllomberg, themeluesi dhe aksioneri kryesor i “Bloomberg LP”, 25 mld $

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA