Barcelona, Pique mungon 2-3 javë

20/09/2012 15:15

Gerard Pique mund të humbasë Klasiken e 7 tetorit pas dëmtimit që pësoi në minutën e dhjetë të ndeshjes ndaj Spartakut të Moskës, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

Sipas mediave spanjolle, qendërmbrojtësi katalanas ka pësuar një kontuzion në kavilje dhe një tërheqje të lehtë muskulare në këmbën e majtë.

Pique do të qëndrojë jashtë fushave 2-3 javë, ndërsa deri ditën e ndeshjes ndaj Real Madrid duhen edhe 18 ditë. Në këtë supersfidë do të mungojë edhe Puyol, kështu që Barcelona do të ketë shumë probleme në qendër të mbrojtjes nëse Pique nuk rekuperohet.

Në ndeshjen ndaj Spartak ishte Song ai që zëvendësoi Pique, por kamerunasi tregoi shumë pasiguri në mbrojtje duke qenë se roli i tij natyral është ai i mesfushorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA