
Jashtëtokësorët janë përgjegjës të transformimit të Roland Reagan nga një aktor hollivudi në një President të SHBA-ve.
Të paktën, kjo është ajo që beson një prej ikonave të ekranit në vitet 1960-70, Shirley MacLane.
Sipas saj, Reagan u takua me alienët në vitet 1950 dhe ishin ata që i këshilluan të ndërronte karrierën që kishte me politikën.
78-vjeçarja, e cila pretendon se ka parë shumë disqe flutues nga shtëpia e saj në Nju Meksiko, deklaroi se Presidenti i 40-të i SHBA-ve ishte një besimtar i madh i jashtëtokësorëve dhe pas takimit me ta, ai iu bind këshillës që iu dha, duke iu futur politikës.
MacLane, e cila pranon se me qetësi faktin se shumë përsona e marrin për të çmendur, ofroi prova, të paktën sipas saj, edhe për tre takime të jashtëtokësorëve me një tjetër ish-President të SHBA-ve, Dwight Eisenhowerin.
Këto takime kanë ndodhur, sipas aktores, në vitin 1954, në një bazë ushtarake pranë banesës së saj, në Nju Meksiko.
Top Channel