Qetësuesit mund të përkeqësojnë dhembjen

19/09/2012 16:40

Persona të panumërt në të gjithë botën përkeqësojnë dhembjen trupore nëpërmjet marrjes së qetësuesve, ishte rezultati kontradiktor i një studimi shkencor.

Sipas të dhënave të një Instituti Britanik, rreth një në 50 persona përjeton dhembje të shkaktuara pikërisht nga marrja e barnave analgjezikë.

Veçanërisht të ekspozuar janë ata që përdorin qetësuesit në një masë të tillë sa që i lejojnë trupit të krijojë rezistencë ndaj tyre apo të tjerët që i konsumojnë në lidhje me një problem tjetër shëndetësor.

Rreziku më i madh, sipas studimeve, u evidentua në mjekime të përhapura dhe kudogjendura si aspirina, paracetamoli apo ibuprofeni.

Studimi ngriti një shqetësim evident, në lidhje me mundësinë e përfshirjes në një rreth vicioz, të konsumimit të gjithmonë e më shumë qetësuesve, ndërsa dhembja bëhet gjithmonë e më e fortë.

Diçka e tillë u provua se ndodh në shumë raste dhe besimi i njerëzve se qetësuesit janë e vetmja zgjidhje, e bën gjendjen e tyre edhe më kritike.

Për të shmangur sa më shumë një rrezik të tillë, ekspertët rekomanduan realizimin e testeve mjekësore, të cilat janë në gjendje që të tregojnë se cili është qetësuesi më i përshtatshëm për këdo.

Top Channel