Hart: Humbja ndaj Real? Faji ynë

19/09/2012 18:55

Joe Hart është shumë i nervozuar pas humbjes që Manchester City pësoi ndaj Real Madrid në Santiago Bernabeu me rezultatin 3-2.

Portieri i skuadrës kampione në fuqi të Anglisë deklaroi: “Ishim në avantazh 1-2 kur duheshin 5 minuta nga fundi dhe humbëm ndeshjen. Kush është fajtori këtu? Vetëm ne!”

“Më vjen shumë keq për tifozët. Kjo humbje është e vështirë për tu kapërdirë. Jemi një ekip që duam të fitojmë gjithmonë, por nuk mund të hedhim tutje dy herë avantazhin siç bëmë ndaj Realit”, shtoi Hart.

Portieri i kombëtares angleze pati faj në golin e tretë të pësuar nga City edhe pse në linja të përgjithshme bëri një ndeshje të mirë.

Top Channel