Chelsea-Juve barazim, fitojnë Barca e Bajern

19/09/2012 23:15

Chelsea e ka nisur me një barazim mbojtjen e titullit kampion në Ligën e Kampioneve. Londinezët e Di Mateos nuk kanë arritur të ruajnë rezultatin 2-0 duke iu dorëzuar Juventusit që 9 minuta nga fundi i rrëmbeu një pikë në “Stamford Bridge” falë golit të Kualjiarelës që vulosi barazim 2-2.

Vendin e parë në grupin E e merr menjëherë Shakhtar Donetsk që mposhti në ndeshjen e parë 2-0 skuadrën daneze të Nordsjaeland.

Golat e Shvajnshtajger dhe Kros në cdo pjesë i kanë mjaftuar Bajernit të mposhtë 2-1 Valencian në “Allianz Arena” dhe ta nisë më fitore përballë një kundërshtari pretendent rrugëtimin në Ligën e Kampione.

Lionel Messi shpëton Vilanovën në debutimin e tij në Europë si trajneri i Barcelonës. Dy golat e argjentinasit përmbysën rezultatin në “Kamp Nou” duke bërë që katalanasit të mposhtin 3-2 Spartak Moskën që ishte shumë pranë suprizës.

Në grupin H, Kluj dhe Manchester United kanë marrë 3 pikët e para, duke marrë dhe kryesimin e grupit. “Djajtë e kuq” të Sër Aleks Ferguson mposhtën 1-0 Galatasarayin, kampionen e Turqisë falë golit të Majkëll Kerrik në pjesën e parë. Në të dytën portugezi Nani humbi një 11-metërsh.

Top Channel