Logoja e ‘Adidas’ për Al Kaedën

18/09/2012 00:00

Tre vizat e bardha janë, pa asnjë keqkuptim, përbërja e stemës që ka
bërë ‘Adidas’ të famshme dhe të identifikueshme në të gjithë botën.

Vetëm se tani ndaj vizave do të përplaset një avion si ai i 11 shtatorit ndaj Kullave Binjake dhe poshtë tyre do të jetë emri ‘Al Kaeda’, me ‘i’ me pika, me të njëjtin model shkronjash që është shkruar dhe marka e famshme.

Janë t-shirt me ngjyrë të zezë që janë shfaqur në ditët e fundit, kryesisht të veshura nga të rinjtë në Tunizi. Bluzat shiten pranë xhamisë El Manar, ndërsa një tjetër pikë shitjeje ndodhet në Site Ibn Khaldoun.

Të premten e kaluar, kryeqyteti tunizian ishte dëshmitar i një sulmi të dhunshëm ndaj ambasadës amerikane nga ana e mijëra militantëve, që la katër të vdekur e qindra të plagosur.

Top Channel