Jo vetëm luftë në Rripin e Gazës
18/09/2012 00:00
Në Rripin e Gazës nuk bëhet vetëm luftë. Shumë të rinj jetojnë me
shpresë për një jetë më të mirë dhe zgjedhin sportin në vend të armëve.
Në Kaha Junis, në jug të Rripit, një grup të rinjsh ka rënë në sytë e mediave të huaja sepse kalon nëpër qytet duke kapërcyer mure dhe taraca në lartësi marramendëse.
Ata janë vetëquajtur “traucers”, ose gjurmuesit e qytetit, dhe zhvendosen vazhdimisht nga një pikë e qytetit në tjetrën me shpejtësi dhe akrobaci.
I njohur si “urban jumping”, ky lloj sporti nuk është aspak i lehtë pasi kërkon forcë fizike, muskuj elastikë dhe trimëri për të bërë lëvizjet e duhura në lartësi të mëdha.
Top Channel