Geni që shuan instiktin amësor

18/09/2012 00:00

Sipas një studimi të fundit, nëse instinkti mëmësor pushon së qeni, faji
është i një geni. Një skuadër kërkuesish amerikanë kanë zbuluar se ulja
e niveleve të një geni të vetëm mund të çojë në shuarjen e instinkt të
nënës, të paktën tek minjtë, ku është ushtruar eksperimenti.

Zbulimi, i cili është botuar në revistën shkencore ‘Akademia e Shkencave’, në SHBA ka ardhur falë studimit të drejtuar nga kërkuesja Ana Ribeiro, nga Universiteti Rockefeller në New York. Rezultatet e studimit, sipas shkencëtarëve, konsistojnë në faktin se si përmes manipulimit të një geni të vetëm në një grup specifik qelizash cerebrale bëhet i mundur kontrollimi i sjelljeve shumë të rëndësishme biologjike.

Segmenti genetik i marrë në shqyrtim është receptori i estrogjenit alfa (alfa Er), është aktiv në zonën e trurit dhe është përgjegjës gjithashtu për kontrollin ndaj agresivitetit dhe sjelljes seksuale.

Në momentin që neuronet e kësaj pjese cerebrale mund të jenë ‘ndezur’ nga estrogjeni dhe përmbajnë nivele të bollshme të Alfa Er, shkencëtarët përdorën një teknikë molekulare për të reduktuar nivelet e Alfa Er tek neuronet, në disa minj femra në mënyrë që të monitorohet reagimi i tyre.

Rezultati i këtij eksperimenti nuk linte asnjë dyshim për shkencëtarët: mjafton të ndërhyhet në këtë gen të vetëm për të kontrolluar një sjellje biologjike shumë të rëndësishme. Duke krahasuar minjtë femra tek të cilat ishte modifikuar ky gjen me ato normale, u vu re se të parat kalonin shumë më pak kohë me këlyshët e tyre duke i përkëdhelur apo përkujdesur në raport me ata minj ku nuk ishte ndërhyrë gjenetikisht.

Top Channel