Artur Lekbello, trajneri i ri i Tiranës

18/09/2012 01:20

Më në fund bordi drejtues i Tiranës, ka vendosur Artur Lekbellon si pasardhësin e Hulian Rubios në stolin e Tiranës.

Ish-mbrojtësi i famshëm i bardhebluve prej mëse 21 vitesh ndodhej në Greqi ku në fillim ishte lojtar i Arisit e më pas qëndroi brenda klubit nga Selaniku si pjestar i tij, duke u marrë edhe me akademinë.

Në ditën e prezantimit të tij Lekbello tregon edhe një herë besimin që ka marrë nga bordi i Tiranës e padyshim si një pjestar i familjes bardheblu, ai e di mirë se kjo skuadër objektivin e vetëm ka trofetë.

“Dua që atë rrugë që ndoqëm që kur isha fubollist ta vazhdoj në postin e trajnerit duke vazhduar me suksesin që kishim atëherë. Tirana është e destinuar të fitojë kampionatin dhe kupën”, tha Artur Lekbello, trajner i ri i Tiranës.

46-vjeçari Lekbello, do ta nisë aventurën e tij në ndeshjen e javës së katërt, kur Tirana, do të përballet me Luftëtarin në Gjirokastër.

Top Channel