Javi Martinez: Bayern, favorit në Champions

17/09/2012 12:30

Javi Martinez është një nga lojtarët që tërheq më shumë vëmendjen e mediave në Gjermani për faktin se është blerja më e shtrenjtë në historinë e Bundesligës.

Mesfushori spanjoll i Bayern Munchen, i cili është paraqitur mirë në ato pjesë loje që ka qenë në fushë me bavarezët, ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të Bayern ku flet në prag të debutimit në Ligën e Kampioneve ndaj Valencias.

Ish-lojtari i Athletic Bilbao theksoi: “Nuk kam luajtur kurrë në Champions dhe po e pres me padurim debutimin tim. Bayern është finalist i sezonit të shkuar dhe jemi favoritë për fitoren e titullit. Duhet ta nisim me fitore këtë edicion.”

Në lidhje me setin fotografik ku Javi Martinez shfaqet me kostumin tradiiconal bavarez, spanjolli deklaroi: “U ndjeva shumë mirë. Ishte diçka e re për mua dhe ishte shumë i rehatshëm ai kostum.”

Ndeshja Bayern Munchen-Valencia do të luhet të mërkurën në orën 20.45.

Top Channel