Moto GP, Lorenzo fiton garën e San Marinos

16/09/2012 15:05

Jorge Lorenzo me Yamaha ka fituar Cmimin e Madh të San Marinos duke konsoliduar kryesimin në renditjen e Moto GP.

Piloti spanjoll ka dominuar garën nga fillimi deri në fund, i ndihmuar edhe nga rrëzimi i Dani Pedrosa, i cili u nis nga vendi i fundit për shkak të një nisjeje të gabuar. Spanjolli i Hondës, piloti i vetëm që mund të luftojë për titullin kampion me Lorenzon, u rrëzua në kthesat e para të garës duke zbehur shumë shpresat për fitimin e botërorit.

Në vend të dytë mbyll garën Valentino Rossi, i cili arrin podiumin e dytë në këtë kampionat zhgënjyes për të dhe motorin Ducati.

Podiumi i garës së zhvilluar në Misano plotësohet nga Alvaro Bautista në vendin e tretë.

Pas kësaj gare, Jorge Lorenzo udhëheq klasifikimin e pilotëve me 270 pikë ndaj 232 të Dani Pedrosa. Një diferencë prej 38 pikësh kur duhen edhe 5 gara nga përfundimi i sezonit.

Top Channel