Vic dhe Harper në NYC, vizitë në Muzeum
15/09/2012 00:00
Pas ditë të tëra ngarkese për shkak të Javës së Modës që u zhvillua në
New York, Victoria Beckham po kalon momente pushimi me familjen e saj.
E veshur me një kanatjerë të zezë, xhinse blu të errët, dhe këpucë me taka të larta, Vic mbante në krahë vogëlushen e saj bukuroshe Harper.
Edhe vajza, ashtu si edhe nëna e saj, dukej e qetë në momentin që fotografohej nga fotografët në rrugë.
Nënë e bijë vizituan Muzeun Metropolitian të Arteve.
Harper është paksa e vogël për të vlerësuar veprat e Carravagios dhe Rembrants, por Victoria po përpiqet ta prezantojë që tani të bijën me disa gjëra të këndshme të jetës.
Top Channel