Pedrosa siguron “pole” në San Marino

15/09/2012 15:05

Dani Pedrosa me Honda-n zyrtare do të niset nga vija e parë në garën e së dielës për cmimin e madh të San Marinos.

Piloti spanjoll sigloi kohën 1:33:857 në provat zyrtare duke lënë pas bashkëkombasin dhe rivalin e tij të Hondas, njëkohësisht kryesues i kampionatit deri në këto momente, Jorge Lorenzo.

Lorenzo do të niset i dyti. 0.018 të mijëtat ishte diferenca mes provës zyrtare të tij dhe Pedrosa-s. Në vendin e tretë do të niset britaniku Cal Crutchloë dhe pas tij gjermani Stefan Bradl.

Vetëm vendi i gjashtë për Valentino Rossi-n dhe Ducati-n e tij, ndërsa kolegu i tij, Nicki Heyden do të niset 4 vende më poshtë, në të 10-in.

Gara për cmimin e madh të San Marinos nis të dielën në orën 13:55 dhe transmetohet në Top Channel dhe SuperSport.

Top Channel