Linda Halimi, mes muzikës dhe biznesit

15/09/2012 00:00

Një tjetër këngëtare e njohur që në edicionet e para të Top Fest, ku u prezantua me grupin e saj Ngroba dhe u vlerësua me cmimin “Best Neë Artist”, ka folur këtë të shtunë në ‘Poke’. Bëhet fjalë për Linda Halimin, e cila u është përgjigjur pyetjeve në një lidhje direkt nga Prishtina.

Albana: Pershendetje Linda! Pershendetje nga ‘Poke’ ne Top Channel!

Linda: Pershendetje Albana. Faleminderit shume.

Albana: Dukesh shume e bukur sot…

Linda: Edhe ti gjithmone dukesh shume e bukur Albana, keshtu qe besoj qe jemi njesoj.

Albana: Me vjen mire qe jemi ne kete lidhje bashke ne Skype. Paralel me ne eshte edhe gazetari qe njihet tashme ne Kosove per shkrimet pikante ne mediat e shkruara roze dhe gjithashtu eshte prezantues radiofonik ne Radion Top Kosova. Dua ta pershendes menjehere. Pershendetje Maksim Gjokaj.

Maksi: Pershendetje Albana. Faleminderit shume per kete program nga i cili edhe ne gazetaret e mediave te shkruara ne Kosove jemi duke rrembyer nganjehere disa lajme interesante. Ky program po ndiqet shume atje.

Albana: Me vjen shume mire. Maks, ne jemi takuar per here te fundit bashke ne Big Brother Funs Club. Qe atehere me duket sikur ke bere pak palester apo me duket mua?

Maksi: Jo te Linda.

Albana: Shkoj menjehere tek Linda. Linda, e dashur, pyetja ime e pare eshte se cfare po ndodh tashme ne karrieren tende muzikore. Nje prej videove qe duket se gjate gjithe kesaj vere eshte komentuar per pullen e saj te kuqe eshte videoja jote “I just wanna”. Per hir te se vertetes ka shume klikime ne youtube per kete video. Tashme dua te di pse kaq shume polemika? Madje, perpara se video te publikohet, duket se ti ke lene nje mesazh ne kanalin tend ne youtube duke shpjeguar me detaje arsyet e publikimit te saj videoje. Duket sikur gati-gati po justifikoheshe pse kishe realizuar nje video te tille. Tani konkretisht, ne videoklipin tend te ri, pse zgjodhe te ishin 3 modele shqiptare dhe te tjera serbe?

Linda: Ok, Albana. Tani do mundohem t’i pergjigjem te gjitha pyetjeve, se s’ishte vetem nje. Arsyeja pse e kam vendosur kete videoklip eshte se thjesht u inspirova prej momentit. Thjesht u ndjeva mire nen lekuren time dhe desha ta beja kete klip. Nuk eshte se kam dashur t’i justifikohem askujt, por thjesht e kam bere per punen per fansat dhe ata qe ndjekin muziken time, qe e pelqejne profilin tim. Kam vendosur te jap njefare shpjegimi, por jo per te gjithe, ajo nuk ka vlere. Edhe ky videoklip nuk eshte bere per ne Kosove. Arsyeja pse ka marre shume ‘dislike’ eshte se kane probleme personale me mua dhe jo me kengen. Kenga u pelqen, por “patriotet” qe jane te ashtuquajtur e kane problem se jane modelet serbe, duke marre parasysh se gati 90% e reperave kane modele serbe dhe jo vetem une. Mirepo, Linda e beri dhe u be nami.

Albana: Dua te ndaloj pak tek ajo qe ti citove, “kane probleme me ty dhe ndoshta jo me klipin”. Kush eshte problemi karshi teje?

Linda: Problemet qe i kane me mua?! Nuk e di. Ndoshta njerezit nuk jane mesuar te me shohim me peshe me te vogel. Nuk jane mesuar te me shohin me sy tjeter dhe sikur u mungon ajo Linda qe ka qene shume konkurente e madhe. U mungon ajo Linda qe ka qene 45 kilogram me shume. U mungon ajo Linda qe ka qene gjithmone ‘nice Linda”, mirepo I’m growing up. Jam duke u rritur, po mendoj te rritem edhe ne karriere edhe ne pune, ne gjithcka. Jam rritur edhe ne shpirt. Jam bere imune ndaj gjithckaje.

Albana: Dhe sigurisht, muzika per te inspiruar ka shume dimensione te cilat jane te gjitha perpara teje pa diskutim. Megjithate, edhe ne mediat e shkruara ne suplementet e fundjaves ne Shqiperi nuk eshte se ka kaluar pa u komentuar videoklipi yt dhe ne fakt edhe patriotizmi, ne thonjeza, sikurse dhe ti e permende. Duket sikur shkonte ne nje pershkrim te tille, ‘ka zgjedhur vajzat serbe, sepse ka dashur te mbroje vajzat shqiptare ne dukje dhe aparencen e tyre’. Ne fakt kete videoklip ne e kemi pare dhe ate cfare shohim ne keto shfaqje publike te ketyre vajzave ne klipin tend, nuk eshte se shohim ndonje gje shume ekstravagante dhe nuk e kuptoj gjithe kete vetmbrojtje ne rradhe te pare nga ana jote dhe gjithe kete lajm te bujshem anembane neper portalet online, per te mos folur pastaj edhe te shkruara?!

Linda: Videoklipi, roli i klipit ashtu si kam dashur ta bej, ka kerkuar nje skene nudo, por jo skena pornografike. Ka qene skena erotike, joshese, nese mund ta them, por s’ka asnje pike pornografi. Mirepo, tek ne shume shpesh nuk dine te bejne dallimin mes pornografise dhe erotikes dhe kjo ndoshta ka ndikuar. “Ua, ca ke bere ti?! Ti je femer, ke degraduar femrat.” Aspak. Perkundrazi, une kam hapur nje qender dobesimi ketu ne Prishtine, ne Prizren dhe ne Gjilan, ku faktikisht mundohem t’i mbrojt femrat dhe te perkujdesem per stilin e femrave dhe s’ka te beje me degradimin e femrave. Femer jam vete dhe s’kam si ul poshte femrat. MIrepo, thjesht kam dashur te tregoj perms klipit tim qe mundem te bej gjithcka qe dua dhe qe thjesht nuk jam person qe i degjoj fjalet perreth. Te gjitha ato fjale jane promovim i imi dhe ato fjale kane ndikuar qe kenga te klikohet ne youtube edhe normalisht cdo artist e kerkon kete.

Maksi: Pershendetje per Linden. Si je Linda?

Linda: What’s up Maksi? Mire faleminderit.

Maksi: Mos ndoshta ka ndodhur qe keto akuza, fjale sidomos ne Facebook ndaj teje perpara lancimit te klipit qe ti t’i shkurtosh disa pjese ndoshta? Ka pasur pjese te tjera qe ty nuk te kane pelqyer? Kane qene shume erotike per shembull?

Linda: Per Youtube i kam shkurtuar disa pjese, kurse per kanalet qe do te shfaqet ne Amerike jane te gjithe pjese origjinale, tamam si jane xhiruar prej fillimit dhe ato do te shfaqen prej dhjetorit.

Maksi: E kur do te shfaqen ne Amerike?

Linda: Ne dhjetor. Me 7 nentor behet aprovimi dhe me 17 dhjetor fillon te shfaqet.

Maksi: Linda, i ke paguar modelet serbe dhe a kane kushtuar me shume se modelet shqiptare?

Linda: Modelet shqiptare jane paguar, edhe modelet serbe jane paguar me cmimin e njejte. Te gjitha kane pasur cmim te njejte. Ashtu i kam kerkuar, “a doni te vini per kete cmim?”. Kane pranuar dhe kane ardhur.

Maksi: Si ka qene kontakti me to?

Linda: Modelet serbe i kam takuar ne Ulqin faktikisht, kur isha me pushime dhe me kane pelqyer se si duken. Iu jam afruar dhe i kam thene: “A do kishit qejf te ishit ne videoklipin e ardhshem?”. Iu kam treguar konceptin e klipit, kane thene “pa problem”. Thjesht jane femra pa komplekse.

Maksi: Linda edhe nje pyetje kisha. Perpara lancimit te lajmit ka pasur shume edhe informacione duke pritur kete video nga ana jote. A mendon se e ke menaxhuar mire parardhjen e videos me ane te informacioneve? Te gjithe prisnin nje video ‘boom’, por ne fakt nuk eshte se ishte ndonje video ne krahasim me gjithe videoklipet e tjera qe kemi pare, domethene shume erotike.

Albana: Ishte deri diku e pranueshme, pavaresisht redaktimit qe I ke bere per kanalin Youtube.

Linda: Per cdo kenge bej nje lajmerim, qe do ta bej nje kenge te re apo per nje emission qe do te jem e ftuar apo dicka ashtu edhe thjesht i kam bere edhe fotografi modeleve qe do te jene pak poza me provokative edhe ajo ka marre bujen. Per videoklipin pastaj jane perhapur fjale se Linda do te kete skena seksi me ato reperat qe kane qene ne videoklip e ‘bla bla bla”. Domethene, mediat e kane dramatizuar me shume nga c’duhet, mirepo besoj se ne fund ia ka vlejtur. Cdo artist ka nevoje per promovim, keshtu qe faleminderit.

Maksi: Linda, te them edhe dicka nga syri im qe i kam pare. Me mire dukeshe ti se sa modelet.

Albana: Wow Linda. Gjithe ky ndryshim ka ardhur ndoshta sepse edhe jeta jote personale ka ndryshuar, domethene te qenurit me e ekspozuar ndryshe nga ajo Linda e thjeshte, e veshur me rroba te errata, tipike e rrymes rrok/alternative. Pak nga pak filloi kenga “te dua vertet”, me pas te tjera kenge romantike. Kaq shume ke rene ne dashuri moj vajze?

Linda: Aman moj se shpirti me vloi. Thjesht me pelqen te eksperimentoj, pse jo. Nese mundesh, pse te mos e besh. Me pelqejne baladat, aty e kam gjetur gjithmone veten. Muziken rock e kam filluar shume rastesisht. E pelqej shume si rryme mirepo nuk e kam gjetut veten aty. Pastaj me balade, sic dihej dhe u mor vesh, me balade fitova edhe Top Fest-in. Besoj se me shume jam vleresuar me balada dhe aty eshte ku e gjej veten me shume. Mirepo me pelqen edhe muzika hip-hop shume. Koheve te fundit shume me shume.

Albana: Je ndikuar ndoshta dhe nga djali qe ke ne krah, te cilin une nuk e di zyrtarisht, eshte i fejuari, eshte bashkeshorti apo eshte i dashuri, apo te gjitha bashke?

Linda: Eshte i fejuari.

Albana: Eshte i fejuari jot. Ja ku shfaqet dhe unaza ne gishtin e LIndes. Linda, zyrtarisht celebrimin e keni bere? Mbiemri jot sot kush eshte?
 
Linda: Mbiemri im eshte mbiemri i te fejuarit.

Albana: Mos me thuaj se e ke te fejuar pra?

Linda: Zyrtarisht jemi te martuar, mirepo dasmen nuk e kemi bere akoma.

Maksi: Mund te nderhyj pak Albana, me fal? Linda, ti ke pak frike qe te tregosh se kush eshte i dashuri yt?

Linda: S’kam frike aspak. Nuk kam frike, por nuk e ndjej nevojen ta tregoj.

Maksi: I trembesh pak mentalitetit ndoshta ne Kosove, sic ndodh kudo ne shqiptari?

Linda: Une kurre nuk i jam pershtatur mentalitetit ketu dhe as qe do te mundohem ndonjehere, per shkak se ti pershtatem mentalitetit ketu duhet te besh nja 5-6 femije, te rrish si shtepiake e deshperuar dhe te merresh me llafe se cfare ben ajo apo kjo. Une nuk e kam ate menyre jetese, as qe dua ta kem. Punoj, punoj shume dhe sikur 10% nga puna qe bej te vleresohet, besoj qe do t’ia arrij.

Albana: Linda, m’u duk sikur me zor e the kush eshte mbiemri jot. Me duket nje lloj hezitimi. Kete nuk mund ta mohosh. I dashuri jot ose djali qe te ka dhene mbiemrin, qe do te thote se tashme eshte bashkeshorti jot, uroj per nje kohe te gjate dhe per gjithe jeten, eshte nje djale me ngjyre dhe a e ke ndjere ti kete paragjykim, sepse kjo nuk duhet te ekzistoje? Te gjithe jemi gati per te thene ato sloganet tona, te gatshme i kemi. Megjithate, ajo cfare ndihet dhe ajo cfare eshte e vertete eshte: ti si ndihesh ne kete rast? Pavaresisht fjaleve qe thua, une e ndjej se e ke pak te veshtire?

Linda: Emri im artistik do te jete gjithmone Linda Halimi, kurse ne pasaporte do te figuroje ndryshe. Mirepo, krejt cfare mund te them eshte se jam shume e lumtur me periudhen e jetes qe po kaloj tani, shpresoj si the edhe vete, ishalla po na zgjat. Ishalla kemi fatin e mire. Edhe une kam kaluar veshtiresi ne jete, mirepo cdo shi e ka nje diell dhe kurre nuk e kam humbur besimin dhe ne fund ai besim u shperblye. Krejt cka mund te them eshte se jam ‘havely engaged’, married, por dasmen s’e kemi bere akoma edhe do te jem e para qe do te postoj edhe fotografite e dasmes vitin qe vjen. Atehere mund ta zbuloj se kush eshte dhendri.

Albana: Hajde per hajer.

Maksi: E ku eshte dhendri ne keto momente?

Albana: A eshte aty prane teje?

Linda: Jo nuk eshte. Edhe ai ka punet e veta.

Albana: Linda, meqenese te shoh ne nje ambient dhe sa arrij te shquaj eshte nje ambient pune, nese s’gaboj eshte biznesi jot qe tashme ka disa muaj qe po ecen mire edhe ne Kosove, sikurse ka ecur prej vitesh ne Shqiperi, por nuk dua te le pa permendur edhe nje prej rasteve qe eshte bere pjese e mediave te shkruara ketu. Domethene, Anila Kalleshi Center, po e them troc, ashtu si eshte botuar nga gazetat tona, te ka akuzuar se ti i ke vjedhur idene per biznesin. Si qendron e verteta pas kesaj?

Linda: Une kam shume respekt per Anila Kalleshin, e falenderoj me shpirt gjithe jeten qe me ka bere ketu ku jam. Normalisht duhet te permendet edhe vullneti, mirepo duhet te them se Anila nuk e ka shpikur kete biznes. Ky biznes ekziston ne te gjitha shtetet e botes dhe eshte nje biznes humbja e peshes me sauna dhe elektroda edhe me trajtime te ndryshme ultrasonic e keto gjera. Nuk eshte biznes i vjedhur se nuk e ka shpikur Anila. Prape e them, e respektoj shume se ajo mund ta ndjeje konkurencen nese mund ta them ashtu, mirepo nuk mendoj se duhet te kete konkurence mes nesh. Perkundrazi, jam ish-klientja e Aniles qe kam vendosur ta ndaj eksperiencen e njejte, qe ta bej edhe ne Kosove ku tashme puna po ecen shume mire. Kliente kemi shume, deri ne mars 4 mije. Kemi vendosur te zgjerohemi edhe ne Prizren me 7 tetor, edhe ne Gjilan, po edhe ne Peje, se shpejti, per shkak se po shkon mire puna edhe normalisht duhet te jemi sa me afer klienteve, kjo na takon neve domethene.

Albana: Paske edhe perfitime ekonomike te mira?

Linda: Tani ne po punojme. Besoj se secili qe punon, fiton. E di si ndihet nje person kur eshte mbipeshe dhe nuk eshte kurre rehat.

Albana: A e kishit diskutuar me para me Anilen?

Linda: Anila me ka thene se do te te ndihmoj te blesh saunat. M’i ka porositur saunat nga Italia dhe pastaj ne momentin kur kam postuar se jam dobesuar vete dhe se do hap te njejten qender dobesimi ne Kosove, Anila eshte acaruar, e ka marre shume personale dhe me ka thene: ‘Ti po i ben reklame vetes me emrin tim’. Bla bla bla… dhe e ka anuluar porositjen e saunave dhe me ka lene ne balte ne momentin e fundit. Anila ka qene ajo qe me ka ndihmuar ne fillim dhe pastaj menjehere eshte terhequr. Keshtu qe une u detyrova t’i marr te gjitha pajisjet prej Tailandes.

Albana: SIgurisht se kjo eshte njera ane e pistes. Per te qene te drejte mjaftueshem do te kishim dhe Anilen ne rastin konkret ne perballje me Linden ne kete diskutim, por gjithsesi ne jemi transparent dhe do te themi se kjo eshte vetem njera ane e pistes. Se kush eshte e verteta ndoshta mbetet per ta konfirmuar ne vazhdim, ndoshta jo ne programin tone, por ne mediat e shkruara sidoqofte.

Linda: Kam pasur edhe telefonata te vazhdueshme nga bashkeshorti i Aniles, mos hap qendren, une te ndihmoj keshtu, por ti duhet ta besh keshtu. Nuk po i marr buken askujt. Nuk eshte biznes qe fiton milionat me to, por eshte biznes me shume humanitar sesa fitimprures, per shkak se ne me shume harxhojme sesa fitojme. Nuk e di pse e ka ndjere konkurrencen. Nuk ka qene dicka shume serioze per ta marre ashtu.

Albana: Linda, te ishte kaq humanitar nuk do vazhdoje te hapje qendren e katert, se m’i rreshtove qytetet me radhe ku do te hapen qendrat e tjera. Gjithesesi, tani do te lidhem prape me Maksin.

Maksi: Per biznesin qe ti ke, ke nje certificate qe mund ta hapesh nje biznes te tille? Pyetja e dyte, a eshte e vertete qe shume vipa qe nuk e kane mbajtur me pare veten, vijne tek qendra jote, ndonje emer nese ka mundesi te na thuash?

Linda: Ne kemi lincense nga Ministria e Shendetesise. E kam regjistruar biznesin. Gjithcka eshte me dokumentacion te rregullt. Vipat qe kane ardhur tek qendra e dobesimit dhe qe kane pasur shume sukses jane Linda Hakaj, Labinot Tahiri, ndersa tani do te vije dhe Remzie Osmani. Kam Shqipe Abazin, Babuda Rabukajt e shume e shume te tjere. Kam edhe shume kliente te cilet e mbajne private kete gje. Nuk duan te thone se kemi humbur peshe nepermjet trajtimeve apo thjesht kam mbajtur diete. Imazhi kryesor mbetem gjithmone une. Vet kam rene prej dardhesh edhe kam vendosur t’i nxjerr edhe te tjeret .

Albana: Linda, sa kilograme ke humbur ti?

Linda: Une kam humbur 35 kilograme.

Albana: Sa kilogram peshon sot?

Linda: Tani jam 59-60. Kam qene 95.
Albana: Wow, tani qenke sa une. Bej shaka. Dukesh shume bukur. Te falenderoj shume per kete interviste qe dhe per kete program televiziv. Besoj se i ke lajmeruar fansat e tu qe do te jesh ne programin “Poke” ne kete dite te shtune dhe ritransmetohet te dielen paradite, ne oren 10:30 me 12:00. Te puth fort nga ekrani dhe te uroj shume suksese.

Linda: Ju dua shume, shume, shume. Faleminderit shume per ftesen dhe definitivisht kam shume respect per Top Channel per shkak se nga perkrahja juaj une jam ketu ku jam. Gjithmone do te mbetem mirenjohese. Faleminderit.

Albana: Te fala bashkeshortit tend. Duhet te falenderoj shume edhe Maksim Gjokaj. Faleminderit shume qe ishe nga Kosova dhe te urojme pune te mbare ne radion tende.

Maksi: Faleminderit shume per ftesen.

Top Channel