Vasco Rossi shtrohet në spital

14/09/2012 00:00

Këngëtari i njohur italian, Vasco Rossi u shtrua në spital pas problemeve shëndetësore që ndjeu gjatë pushimeve në Taranto.

60-vjeçari u shtrua me urgjencë në një klinikë private në Bolonja. Mjekët diagnostikuan problem në sistemin e frymëmarrjes. Miqtë dhe të afërmit e këngëtarit qetësuan menjëherë të gjithë fansat e tij duke deklaruar se nuk ka asgjë për t’u alarmuar dhe se është thjesht një vizitë rutinë.

Kjo është hera e dytë brenda një viti që Rossi shtrohet në spital për të njëjtin problem shëndetësor. Herën e parë, në mesin e 2011, këngëtari u detyruar të anulonte edhe një tur që kishte programuar nëpër Itali.

Në muajin korrik, 60-vjeçari vendosi vendosi kurorë me Laura Schmidt, e dashura e tij prej kohësh.

Top Channel