Ronaldo: Messi, pak më i mirë se Cristiano

14/09/2012 19:15

Krahasimi mes Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë çështje në mediat e komunikimit. Ronaldo, një nga sulmuesit më të mirë në historinë e futbollit, shprehu mendimin e tij për dy yjet aktualë të panoramës europiane.

“Nuk ka dyshim se janë dy lajtarët më të mirë në planet, por mendoj se Messi është pak më lart se Cristiano”, theksoi ish-sulmuesi brazilian për programin CNN World Sport.

Ja pse ish-futbollisti i Barcelonës, Realit, Milanit dhe Interit pëlqen më shumë argjentinasin: “Ka më shumë kreativitet dhe të bën për vete.”

“Këtë e them duke e pasur shumë mirë parasysh që ai është argjentinas dhe unë brazilian”, shton me shaka “Fenomeni”.

Në lidhje me talentin më të madh brazilian të momentit, Neymar, ish-numri 9 i Seleçaos deklaroi: “Është një lojtar i madh, por që të kompletohet duhet të luajë në Europë.”

Top Channel