Banorët e një qyteze në Guatemalë u hakmorën personalisht ndaj disa banditëve që hynë në një shkollë fillore të dehur dhe vranë dy fëmijë të pafajshëm.
Ministri i Brendshëm, Mauricio Lopez Bonilla, ishte ai që informoi se tre banditë hynë në një shkollë fillore në Alta Verapaz, ku i prenë fytin një vajze 8-vjeçare dhe i prenë kokën një djali 13-vjeçar brenda një klase mësimore.
Më pas, ata i vunë flakën një mësuesi 35-vjeçar në oborrin e shkollës, i cili gjithashtu ndërroi jetë.
Të tre vrasësit makabër rezultuan kriminelë të skeduar me një histori të përdorimit të drogës, por banorët vendas nuk ishin dakord që të ata thjesht të shoqëroheshin në “konfortin” e qelisë së burgut.
Në momentin e arrestimit, disa orë pas vrasjeve tronditëse, mijëra banorë të qytetit rrethuan forcat e policisë dhe linçuan banditët, duke i rrahur barbarisht ata.
Një grua i preu fytyrën një prej kriminelëve me një palë gërshërë, ndërsa një tjetër goditi me çekiç banditin, përpara se ai të lidhej pas një peme dhe të rrihej barbarisht. I treti u vra me sende te forta dhe gure prane shkolles ku ndodhi ngjarja.
Përballë tërbimit popullor, forcat e policisë u detyruan të kërkonin përforcime nga forcat speciale, të cilat paradoksalisht, këtë herë mbrojtën të arrestuarit e rrahur keqas.
Ministri Bonilla, theksoi më pas për mediat se asnjë masë nuk do të merret ndaj banorëve të tronditur nga ngjarja makabër.
Guatemala është një vend ku dënimi me vdekje mbetet në fuqi dhe banditët tashmë përballen me akuzën e vrasjes së shumëfishtë në rrethana cilësuese, me dënimin kapital praktikisht të sigurt në fund të procesit të tyre.
Top Channel