”Pavarësia e Katalunjës nuk ndikon tek Barça”

14/09/2012 13:20

Ndërsa presioni për një referundim dhe shpalljen e pavarësisë së Katalunjës nga Spanja është në rritje, Presidenti i Barcelonës theksoi se çfarë do që të ndodhë, ekipi i tij do të vazhdojë të luajë në kampionatin spanjoll.

”Edhe nëse Katalonja do të bëhet e pavarur, nuk kam asnjë dyshim që Barcelona do të vazhdojë të konkurrojë në kampionatin spanjoll”, u shpreh Sandro Rosell, në një intervistë televizive.

Presidenti solli në vëmendje shembullin e Monakosë, skuadrës së Principatës me të njëjtin emër, që luan në kampionatin francez.

”Klasikja me Realin do të vazhdojë të jetë ndeshja “koopertinë” e kampionatit spanjoll, pavarësisht zhvillimeve politike. Dueli Barcelona-Real do të vazhdojë për shumë kohë”, tha Rosell.

Megjithatë, jo gjithçka do të varet nga Barcelona, pasi nëse Katalunja do të shpallë pavarësinë, duhet të jetë Federata ajo që duhet të pranojë statusin e veçantë të klubit dhe nuk ka të dhëna nëse brenda Federatës janë të gatshëm ta bëjnë diçka të tillë.

Top Channel