Nene: Milani më kërkoi gjatë merkatos

14/09/2012 13:40

Sulmuesi i Paris SG, braziliani Nene, zbuloi në një intervistë për “L’Equipe” sa gjatë merkatos kishte pasur kontakte me Milanin.

Pavarësisht dëshirës së 31-vjeçarit, pas disa javësh bisedimesh, parizienët vendosën të refuzonin ofertën, e gjykuar si shumë të ulër.

”Është një temë delikate, por unë pata kontakte me Milanin dhe Leonardo udhëhoqi bisedimet. Për shkak të çmimit, marrëveshja nuk u bë. Sidoqoftë, Ancelotti dhe Leonardo më thanë se jam një futbollist i rëndësishëm në planet e tyre”, deklaroi golashënuesi më i mirë i sezonit të shkuar në kampionatin francez.

Ndonëse Nene vlerësohet nga Parisi me shtatë milionë euro, Milani bëri vetëm një ofertë huazimi me të drejtë blerje, brenda trativës që dërgoi Ibrahimovic në “Parc des Princess”.

Top Channel