Milan, Bojan apo El Shaarawy në sulm?

14/09/2012 15:10

Në prag të ndeshjes që Milani do të luajë ndaj Atalantës (të shtunën, ora 20.45), trajneri Massimiliano Allegri është në dyshim për partnerin në sulm të Giampaolo Pazzini-t.

“Do të luajë njëri mes Bojan dhe El Shaarawy”, ka theksuar tekniku i kuqezinjve në konferencën për shtyp, duke shtuar se Ignazio Abate do të jetë i gatshëm për tu kthyer në rolin e tij të mbrojtësit të djathtë.

Gjithashtu tekniku italian deklaroi se mund të bëjë debutimin e tij si titullar ndaj bergamaskëve edhe hollandezi Nigel de Jong.

Në lidhje me “fërkimet” mes tij dhe Gallianit, trajneri Allegri theksoi: “Nuk ka asgjë për të sqaruar me drejtuesit e klubit sepse nuk jemi zënë dhe nuk kemi keqkuptime.”

Top Channel