Socialistët në pushtet në Francë emëruan Harlem Desir si drejtuesin e tyre të ri, duke e shndërruar 52-vjeçarin në liderin e parë me ngjyrë në Europë.
Një person i përkushtuar që ngjiti gradualisht hierarkinë partiake, përzgjedhja e Desir mbeti e çuditshme për shtypin francez pasi ai nuk kishte qenë kurrë më parë në parlament apo në ndonjë rol ministror.
Mbi karrierën e Desir, rëndon “njolla” e burgimit me kusht 18-mujor në vitin 1998, për pranimin e pagesave të paligjshme nga një organizatë e trajnimeve profesionale dhe pranimit të emigrantëve.
Me baba nga territoret franceze në Karaibe dhe nënë franceze, emerimi i Desir u shpall nga kryeministri Jean-Marc Ayrault.
Perzgjedhja i tij nuk u kritikua vetëm nga sektorë të ndryshëm të medias, por edhe nga partitë e opozitës.
Fronti Kombëtar, një parti e ekstremit të djathtë, e cilësoi me cinizëm liderin e ri të socialistëve si një “burgaxhi”. Reagimi i ashpër ishte edhe nga demokratët e UMP-së, partisë së ish-presidentit Nicolas Sarkozy.
Francois Hollande, ndonëse është Presidenti i Francës, nuk mban rolin e drejtuesit të socialistëve.
Top Channel