Ministria e Shëndetësisë harton dokumentin themeltar mbi shërbimin edukativ shëndetësor në shkolla.

Minitsri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo ka kërkuar më tepër angazhim nga mjekët e shkollave, pasi sipas një studimi, një pjesë e mirë e nxënësve nuk dinë se kanë shërbim shëndetësor në shkollë, apo nuk kanë zhvilluar kurrë biseda këshillimore me ta.

“Një pjesë e mirë e fëmijëve nuk kishin njohje të mjekut të shkollës, ndërsa shumë të tjerë nuk ishin adresuar tek ai. Asnjë prej tyre nuk ishte trajnuar për këtë lloj shërbimi. MSH është angazhuar për hartimin e dokumentit themeltar për edukimin shëndetësor në shkolla, që ndikon tek progresi i fëmijëve”, deklaroi Tavo.

Nxënësit e shkollave janë të painformuar në lidhje me kontraceptivët, abortin apo sëmundjet seksualisht të transmetueshme për shkak së mjekët e familjes nuk angazhohen siç duhet për të ushtruar funksionin e tyre.

Dokumenti themeltar mbi shërbimin edukativ do t’u shpërndahet nxënësve të shkollave, por edhe personelit mjekësor që punon në shkolla.

Top Channel