SHBA, banka qendrore nxitje ekonomisë

13/09/2012 19:10

Banka qendrore amerikane ka njoftuar se do të do të rifillojë politikën e saj për të injektuar më shumë para në ekonomi përmes të ashtuquajturave “lehtësime sasiore”.

Federal Reserve deklaroi se do të intensifikojë politikën e lehtësimeve duke blerë më shumë sigurimet e agjencive të hipotekës me një kuotë prej 40 miliardë dollarësh në muaj.

“Komiteti është i shqetësuar se pa vazhdimin e politikës së lehtësimit, rritja ekonomike nuk do të jetë aq e fortë sa duhet për të gjeneruar progres në kushtet e tregut të punës”, ka deklaruar presidenti i FED, Ben Bernanke.

Banka qendrore e Shteteve të Bashkuara është përpjekur të mbështesë ekonominë përmes një lehtësimi sasior, duke blerë dy herë 2.3 trilionë dollarë në bonde.

FED i quan masa të tilla si “blerje të aseteve”, ku ajo blen bonde për të mbajtur të ulur koston afatgjatë të huamarrjes. Raundi i fundit i blerjeve të aseteve përfundoi vitin e kaluar.

Sigurimet e hipotekave janë në borxhe dhe mbështeten tek huatë që u janë dhënë pronarëve të shtëpive. Normat e interesit në Shtetet e Bashkuara kanë qenë të afërta me zeron për vite me radhë deri më sot.

Ndërkohë, kuota e papunësisë në Shtetet e Bashkuara ka qenë nën 8 për qind që prej janarit të 2009-ës, por kuota aktuale prej 8.1 për qind është më e ulët se ajo prej 10% e regjistruar në tetor të 2009-ës.
Ekonomia është një çështje kyçe në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA