“Photoshop” në vitet ‘50
13/09/2012 10:10
Një seri fotografish të viteve ’50 tregon se edhe në atë kohë trupi i modeleve modifikohej edhe pse nuk ekzistonte Photoshop-i.
Gil Evgren ka krijuar vepra arti duke i shndërruar fotot në piktura dhe sigurisht duke i holluar format, duke hequr rroba e duke i vënë më shumë tualet vajzave që kanë pozuar.
Gjithashtu, fotot origjinale janë bardhë e zi, ndërsa artisti i ka kthyer në foto me shumë ngjyra.
Këto foto janë publikuar kohët e fundit në Retronaut.com.
Top Channel