Ndalohet seksi për futbollistët e Napolit

13/09/2012 11:10

Marrëdhëniet seksuale para ndeshjeve kanë qenë temë debati në botën e futbollit prej shumë dekadash.

Ditët e fundit ekipi mjekësor i Napolit ka vendosur të ndalojë çdo aktivitet seksual të futbollistëve të ekipit italian një ditë para ndeshjes. Këtë gjë e bëri të ditur Alfonso De Nicola, shefi i shërbimeve mjekësore të klubit të kaltër për gazetën ‘Corriere del Mezzogiorno’.

“Shmangia e seksit të paktën një ditë para ndeshjes është thelbësor për parandalimin e kontraktimit të muskujve dhe inflamacioneve të ndryshme”, theksoi mjeku i liderëve të Serisë A pas dy javësh kampionat.

Përveç kësaj, mjekët do kontrollojnë me rreptësi edhe ushqimin në mënyrë që të shmangen dëmtimet: “Futbollisti duhet të hajë gjithmonë në të njëjtën orë, të mos konsumojë pije alkoolike dhe të flejë të paktën 7 orë në ditë.”

Top Channel