NBA, Bryant: Dua titullin e gjashtë kampion

13/09/2012 10:50

Kobe Bryant në moshën 34-vjeçare po pret me padurim nisjen e sezonit të ri të NBA dhe shpreson që në qershorin e muajit të ardhshëm të festojë titullin e tij të gjashtë kampion në karrierë.

“Do të ishte diçka shumë e veçantë një tjetër fitore. Do të ishte kampionati i gjashtë në karrierë për mua. Kam luajtur me lojtarë të mëdhenj tek Lakers-at dhe këtë sezon do të jemi sërish të fortë sepse jemi përforcuar me lojtarë të mrekullueshëm”, u shpreh ylli i Los Angeles Lakers në një intervistë për agjensinë Efe.

Më 1 tetor Los Angeles Lakers do të prezantohen në Ditën e Mediave dhe një ditë më pas do të nisë stërvitja në kuadër të ndeshjes së parë ndaj Dallas Mavericks më 30 tetor.

Qendra Dwight Howard dhe organizatori Steve Nash janë dy nga lojtarët më të mirë në pozicionin e tyre në basketbollin amerikan që këtë sezon do të luajnë për Lakers duke bërë që skuadra e Kobe Bryant dhe spanjollit Pau Gasol të jetë favorite kryesore për fitimin e titullit.

Top Channel