Gwyneth Paltrow, femra e veshur më bukur

13/09/2012 13:50

Gwyneth Paltrow është shpallur si femra që vishet më mirë në botë. Aktorja fituese e çmimit Oscar, e cila së shpejti mbush 40 vjeç, ka mundur konkurrencën e shumë yjeve të botës së spektaklit më të reja në moshë për marrjen e këtij titulli.

Renditja është publikuar nga revista ‘People’ që në vendin e dytë të klasifikimit ka pozicionuar Dukeshën e Kambrixhit, Kate Middleton.

Në dhjetëshen e parë gjenden gjithashtu Emma Stone, Jessica Alba, Rihanna dhe Miranda Kerr.

Revista amerikane bëri të ditur se klasifikimi është bërë nga mendimet e 42 milionë lexuesve të saj, redaktorëve dhe blogerave të modës.

Mes meshkujve, renditja është si vijon: Andrew Garfield, Brad Pitt, Colin Firth, Robert Pattinson, Chris e Liam Hemsworth dhe Jay-Z.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA