Të punosh mbi 8 orë në ditë, e rrezikshme për zemrën
12/09/2012 10:25
Të punosh jashtë orarit rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 80% sipas një studimi të fundit.
Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se nëse një punonjës qëndron në punë mbi tetë orë në ditë, rrezikohet më shumë nga infarkti. Studimi finlandez ka analizuar 12 kërkime shkencore të bëra që nga viti 1958, ku janë vëzhguar plot 22 mijë persona nga e gjithë bota.
Udhëheqësja e studimit, Dr. Marianna Virtanen, tha se ekspozimi i gjatë ndaj stresit krijon probleme në zemër. Gjithashtu mungesa e stërvitjes për shkak të mungesës së kohës çon në dobësimin e organit kryesor të trupit.
Në vitin 2009, po i njëjti grup shkencëtarësh doli në përfundim se oraret e zgjatura në punë rrisin rrezikun e sklerozës.
Top Channel