UEFA, viktimat e para të Fair Play-t financiar

11/09/2012 16:10

Fair Play financiar shënon “viktimat” e para në futbollin europian. Departamenti i Hetimit i UEFA-s ka pezulluar përkohësisht premiot për pjesëmarrjen në kupat e Europës për 23 skuadra, ku spikasin Atletico Madrid, Malaga dhe Sportingu i Lisbonës.

Shkaku për këtë dënim janë borxhet që këto klube i kanë nëpunësve të tyre, klubeve të tjera apo autoriteteve fiskale.

Shefi i Departamentit të Hetimit, belgu Jean-Luc Dehaene, do i kërkojë këtyre klubeve një përditësim me gjendjen e pagesave brenda 30 shtatorit. Nëse kjo gjë nuk ndodh, masa e UEFA-s do të qëndrojë në fuqi derisa të shlyen të gjitha detyrimet.

23 klubet e ndëshkuara nga organizmi drejtues i futbollit europian janë: Borac Banja Luka, Sarajevo, Željeznicar (Bosnje); CSKA Sofia (Bullgari); Hajduk Split, Osijek (Kroaci); Atletico Madrid, Malaga (Spanjë); Maccabi Netanya (Izrael); Shkëndija 79 (Maqedoni); Floriana (Maltë); Buducnost Podgorica, Rudar Pjevlja (Mali i Zi); Ruch Chorzów (Poloni); Sporting Lisbon (Portugali); Dinamo, Rapid, Vaslui (Rumani); Rubin Kazan (Rusi); Partizan Beograd, Vojvodina (Serbi); Eskisehirspor dhe Fenerbahce (Turqi).

Top Channel