
Mbi 8 mijë shkencëtarë bashkuan firmat e tyre në një thirrje urgjente për të shpëtuar 100 kafshët dhe bimët më të rrezikuara për zhdukje të Tokës.
Ndërsa natyra ka punuar gjithmonë me rregullin e mbijetesës së më të fortit, nevoja e njerëzimit për gjithmonë e më shumë vend ka rritur në proporcione alarmuese rritmin e zhdukjes së specieve në dekadat e fundit.
Humbja e habitatit të jetesës, ndryshimet klimaterike, shpyllëzimet dhe ndotja janë arsyet kryesore të zhdukjes së specieve të ndryshme.
Midis tyre, 100 më të rrezikuarat pritet të zhduken përgjithmonë brenda 2020-s, nëse nuk do të bëhet asgjë për t’i mbrojtur.
Një prej nismëtarëve të peticionit, Jonathan Baillie, deklaroi: “Mbi gjysma e 100 gjallesave më të rrezikuara të planetit janë duke marrë fare pak ose aspak vëmendje. Në këto kushte, bëhet pothuajse e pamundur shpëtimi i tyre. Këto specie të rrezikuara janë unike dhe të pazëvendësueshme. Nëse zhduken, asnjë shumë parash nuk mund t’i rikthejë në jetë. Nëse nuk veprojmë menjëherë, atëherë planeti ynë do të varfërohet në mënyrë të parikuperueshme”.
Top Channel