Murray mund Djokovic

11/09/2012 00:00

Pas një sërë tentativash Andy Murray arrin të fitojë një turne Grand
Slemi në tenis. Britaniku triumfoi në Flashing Midous duke mundur në
finale Novak Djokovic, në një ndeshje që zgjati 5 orë. Murray luftoi
shumë përballë numrit 2 të renditjes botërore, por në fund arriti të
triumfoje.

Seti i parë ishte ai që zgjati më shumë. Pas 1 orë e 27 minutash lojë, Andy Murray fitoi me anë të tie break  7-6. Edhe seti i dytë ishte i rivalizuar dhe 25-vjeçari e fitoi atë me rezultatin 7-5. Më pas i erdhi radha Novak Djokovic. Tenisti serb bëri një lojë shumë më të mirë në setin e tretë dhe të katërt duke i fituar 6-2; 6-3. Por seti final ishte sërish i Andy Murray. Britaniku fitoi dy gejme me shërbimet e Gjokovic për ta mbyllur më pas këtë fraksion 6-2 dhe krejt ndeshjen 3-2.

‘Duhet t’i bëj komplimentat e mia Andy Murray-tha Novak Djokovic gjatë ceremonisë së dorëzimit të trofeut-e meriton plotësisht titullin në US Open. Për mua ishte një nder që zhvillova këtë ndeshje finale kundër tij”.

Ndërsa Andy Murray i emocionuar për suksesin e tij të parë në një turne të madh, ia dedikon fitoren, trajnerit të tij, Ivan Lendël, një emër i njohur ky në botën e tenisit.

‘Më në fund ia dola mbanë-tha Andy Murray-falenderoj Lendël, trajnerin tim. Është një prej tenistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe këtu në Nju Jork ai ka luajtur 8 finale radhazi.Ishte dicka e bukur që ishte kërtu me mua bashkë me familjen time’

Përpara finales së US open, Andy Murray kishte luajtur edhe 4 finale të tjera GrandSlemi. Në vitin 2008, pikërisht në Flashing Midous, Andy Murray humbi ndaj Federer në 3 sete. E njëjta histori edhe në 2010, por në Australian Open. Në vitin 2011, sërish në Melburn, skocezi u ndesh në finale me Gjokovic ndaj të cilit humbi 3-0, ndërsa këtë vit Andy Murray u pa në finalen e Wimbledonit, ku u mund nga Roxher Federer.

Top Channel