Mbijetesa ekstreme në Detin e Alaskës

11/09/2012 17:35

Një peshkatar i mbijetoi kundër të gjitha gjasave natës së akullt në ujrat e Detit të Alaskës brenda një arke plastike.

19-vjeçari Ryan Harris mposhti vdekjen pavarësisht probabilitetit i gjithi kundër tij, duke qëndruar për 26 orë në mes të detit, deri në mbërritjen e forcave të shpëtimit, pasi anija e tij e peshkimit u mbyt në ujra të trazuar.

Harris arriti t’i rezistonte temperaturave nën zero pothuajse i zhveshur, duke kënduar dhe qëlluar veten me shuplakë vazhdimisht, pasi përgjumja në ato kushte do të sillte një vdekje të sigurt nga hipotermia.

Një peshkatar i dytë, i cili shoqëronte 19-vjeçarin u rikuperua disa orë pas mbytjes së varkës, por Harris kaloi të gjithë natën dhe u rikuperua vetëm mesditën e nesërme, pikërisht atëherë kur forcat e shpëtimit ishin pranë mbylljes së operacioneve të kërkimit.

Siç dëshmoi më pas në shtypin amerikan, mbytja e anijes kishte qenë aq e beftë, sa që peshkatarët nuk kishin mundur të vishnin as komardaret e shpëtimit dhe as të hidhnin në ujra varkat e shpëtimit.

Në një histori të pabesueshme mbijetese, secili prej tyre qëndroi mbi ujë duke u kapur në arka plastike, të përdorur për grumbullimin e peshqve.

Trupi i njeriut mund të rezistojë vetëm disa minuta në ujra me temperaturë pranë ngrirjes përpara se muskujt të humbin aftësitë e tyre komanduese duke sjellë si rrjedhojë mbytjen.

Mbi ujë, me veshjen e Harris, shanset e tij për të mbijetuar llogariteshin në pak orë, por rezistenca heroike për më shumë se një ditë është një rekord më vete.

Top Channel