A do të ishe ndryshe po të ishe rritur në një vend tjetër? Çfarë thotë shkenca?
Ndërsa kriza financiare në Greqi thellohet, mijëra makina, motoçikleta, furgonë dhe autobusë degradojnë në magazinat shtetërore, si rrjedhojë e pamundësisë së shtetasve për të blerë një mjet, pavarësisht çmimeve më të lira se kurrë.
Mbyllja e një Agjensie Shtetërore për Administrimin e Pasurisë Publike (e njohur në greqisht si “ODDY”), ka krijuar një stok të madh makinash, të cilat mbeten të pashitura.
E formuar në vitin 1946, agjensia ishte specializuar në tenderimin e mjeteve të sekuestruara nga trafikantët e drogës dhe kriminelët e tjerë dhe përbënte një mundësi të mirë blerje për grekët e thjeshtë.

Megjithatë, që prej vitit 2009, agjensia nisi të regjistronte vetëm humbje në bilancet e saj, duke bërë që më në fund të mbyllej nga Athina zyrtare, në kuadrin e paketës së saj të shkurtimeve të dhimbshme që po ndërmerren.

Aktualisht, në magazinat e agjensisë ndodhet me mijëra mjete, mobilje apo sende të tjera, por janë shumë të paktë ata që interesohen për blerjen e tyre dhe likuidimi i pasurisë së konfiskuar po shndërrohet në një problem më vete, duke ilustruar edhe një herë më shumë thellësinë e krizës që po përjeton fqinji ynë jugor.

Top Channel