Galliani: Pato kthehet shpejt

11/09/2012 21:35

Pas një jave pushimi për ndeshjet e kombëtareve, Adriano Galliani është gati për rinisjen e Serisë A, ku Milani i tij do të presë Atalantën ditën e shtunë.

“Po stërvitemi mirë dhe jemi gati për shtatë ndeshjet që do të luajmë në 21 ditët e ardhshme”, u shpreh administratori i deleguar i kuqezinjve.

Pato është gati për tu rikthyer pas dëmtimit disa ditë para fillimit të sezonit: “Po stërvitet mirë dhe rekuperimi i tij pritet shumë shpejt.”

Në lidhje me trajnerin Allegri, Galliani u shpreh: “Marrëdhënia është e qetë. Në fund të fundit kam qenë unë ai që e kam dashur në stolin e Milanit.”

Top Channel