Vera e nxehtë dhe ekspozimi për një kohë të gjatë në diell, në temperatura të larta, ka ndikuar në dehidratimin e lëkurës dhe flokëve, ndoshta të lënë “pas dore” për të shijuar pushimet e gjata.
Në gusht ndodh ajo që specialistët e quajnë fenomeni i rënies së flokëve dhe ne, së bashku me rikthimin në aktivitetin e përditshëm, duhet t’u rikthehemi edhe kujdesit për lëkurën dhe flokun. Për këtë specialistja Fatbardha Shehu këshillon përdorimi i maskave hidratuese me përmbajtje bimore.
Tjetër rekomandim janë edhe konsumimet e lëngjeve të pasura me vitaminën C dhe aminoacidet që ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës. Dëmtimi i lëkurës pasohët me dobësimin e flokut dhe rënien e tij. Një lëkurë e fortë ëshë baza më e mirë e një floku të fortë e të qendrueshëm.
Top Channel