
Zëvendësndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Philip Reeker tha se me
përmbylljen e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, nuk i jepet fund
interesimit të bashkësisë ndërkombëtare për vendin, por përkundrazi, me
të shtohet përqendrimi ndaj Kosovës.
Ai tha se po nis një kapitull i ri me mundësi të rëndësishme, ndërsa e përmendi në këtë kuadër vazhdimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet dy shteteve.
Reeker tha se e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë është në Bashkimin Evropian, por theksoi se dialogu ndërmjet të dyja vendeve është thelbësor.
Komentet e tij Rikeri i bëri në një takimi që zhvilloi në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Në një takim të përbashkët me gazetarët, Thaçi foli për sfidat e ardhshme të shtetit të Kosovës, duke i quajtur ato jo të lehta, ndonëse u zotua për angazhimin institucional në përballjen me këto sfida.
Top Channel