Javier Zanetti, zv/president i Interit?

10/09/2012 11:45

E ardhmja e Javier Zanetti është e shkruar: kapiteni i Interit, kur të vendosë përfundimin e karrierës si futbollist, do të ketë një vend në bordin drejtues të klubit zikaltër.

Ende nuk është përcaktuar roli, por sipas ‘Corriere dello Sport’ bëhet fjalë për atë të zëvendëspresidentit të klubit.

Javier Zanetti ka luajtur ndeshjen e parë me zikaltërit në vitin 1995 dhe pas 803 “betejash” me fanellën zikaltër, argjentinasi është gati të vazhdojë të punojë për skuadrën italiane.

Gjithsesi, numri 4 interist nuk ka ndërmend të lërë futbollin edhe pse është 39 vjeç. Kontrata e tij skadon në qershorin e ardhshëm, por nuk do të habitej askush nëse ajo do të zgjatej edhe për një vit tjetër.

Top Channel