Fundi i lojërave olimpike dhe paralimpike

10/09/2012 20:25

Rreth 1 milionë britanikë kanë përshëndetur sot nëpër rrugët e Londres 800 sportistët olimpik dhe paralimpik një ditë pas mbylljes zyrtare të Olimpiadës Londër 2012, për suksesin e arritur i cili ka kapërcyer cdo objektiv.

Të hipur në 21 autobusë sportistë e ekipit britanik mes tyre kampionët Jessica Ennis Mo Farah Chris Hoy, apo Jonnie Peacock,  sportistët britanikë përshëndetnin publikun ndërkohë dhe merrnin urimet e tyre për suksesin e jashtëzakonshme të ekipeve britanike të cilët u rënditen në vendin e tretë si në lojërat olimpike ashtu edhe në ato paralimpike.

Me këtë paradë Londra festoi organzimin e shkëlyer të tyre ku as më opitmistët nuk do të parashikonin organzimin e tyre me saktësinë e një ore zvicerane.
Kryeministri britanik Cameron tha se këto lojëra do të nguliten në memorien e publikut njëlloj si fitorja e Kupës së Botës në futboll në vitin e largët 1966, ai i celjes së lojërave olimpike si më të mirat të organzuara ndonjëherë.

Do të mjaftonte vetëm vlerësimi që i bën këtyre lojërave agjensia kineze e lajmeve kur shkruan se Londra ka arritur një standard të ri në organzimin e tyre për të kuptuar cilësine e organzimit të Olimpiadës, e cila këtu në Londër po cilësohet një verë e artë për sportin britanik.

Top Channel