Suedia zgjohet vonë dhe mbetet jashtë! Japonia merr atë që do dhe vijon ëndrrën në Botëror
Tashmë do të luajë në Serie A, por jo më në atë italiane por në atë australiane, Aleks Del Piero, i cili ka firmosur për Syndey FC, i dha lamtumirën ekipit të tij të mëparshëm, Juventusit si një kampion i vërtetë.
Ka zgjedhur pikërisht një nga ambientet e FIAT për ta bërë këtë, pikërisht një vend mjaft të dashur edhe për Gianni Agnellin, mbështetësin i tij më të madh.
“Jam i lumtur edhe i emocionuar. Dua t’ju njoftoj se pak orë më parë kam firmosur me Sydneyn, dhe për dy vitet e ardhshëm do të jem “australian”, ka thënë Del Piero.
“Kanë qenë të shumta ofertat këtë verë, nuk e merrni me mend se sa. Por në fund zgjodha Syndeyn, projekti i tyre ishte bindës edhe unë pas kaq vitesh desha të provoja dicka ndryshe. Mezi pres të filloj aventurën time të re. Kam pasur oferta edhe nga Amerika, e cila ishte shumë afër, Premier Liga angleze edhe nga ekipet italiane. I falënderoj të gjithë për interesin që kanë treguar. Nuk zgjodha një ekip italian, jo se i konsideroj armiq pas kaq vitesh tek Juve, por ishte më mirë kështu”, vazhdoi ish-kapiteni bardhezi, duke shtuar:
“Dashuria për këtë ekip nuk përfundon sot, as në ditën kur e kuptova se nuk do të luaja më për Juven, as në ndeshjen e fundit, ajo nuk do të marrë fund kurrë. Do të bëj tifo për Juventusin përgjithmonë”, përfundoi kampioni më i dashur italian në vitet e fundit.
Del Piero, 38-vjec, ka firmosur për dy vitet e ardhshme me ekipin australian Sydney FC për 1.6 milion euro në vit.
Top Channel